Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, shkaktoi zjarr në fshatin Gajre

SPB Tetovë Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike
SPB Tetovë njofton se dje (08.09.2026) në orën 09:30, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Kodra e Diellit, kanë privuar nga liria personin R.S. (55) nga fshati Gajre.
Sipas denoncimit, në vendin e quajtur "Mali Zeska" nën fshatin Gajre, derisa po pastronte pronën e tij nga bari i thatë dhe shkurret, ka ndezur zjarr, me ç'rast zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe.
"Zjarri është fikur nga një ekip i Njësisë Territorial të Zjarrfikësve Tetovë dhe punonjës të Ekonomisë së Pyjeve, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm"", thonë nga SPB Tetovë.
Nga
Telegrafi
14 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































