LAJMI I FUNDIT:

Policia ka vazhduar me kontrollet e natës në rajonin e Tetovës

Policia ka vazhduar me kontrollet e natës në rajonin e Tetovës

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka vazhduar me aksionet e njëpasnjëshme të kontrolleve në klubet e natës në rajonin e Tetovës.

Një i tillë është realizuar mes datës 14 dhe 15 janar, me ç’rast janë kapur tre femra të angazhuara në një lokal nate.


Dy femra janë nga Shqipëria, kurse njëra është nga Maqedonia. Ndaj tyre janë marrë masat e duhura, kurse ndaj dy shtetaseve të Shqipërisë do të ketë procedim për keqpërdorim të qëndrimit turistik./Telegrafi/