eksperti-banner

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mjetin shpërthyes që u vendos në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë.

“Me datën 17 janar, 2020 rreth orës 03:50, persona të dyshuar, identiteti i të cilëve për momentin është i panjohur, kanë hedhur një mjet të improvizuar ndezës, në derën anësore (ndihmëse) të QKMF-së Pejë.


Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen e lartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit.

Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore”, thuhet në njoftim.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar. /Telegrafi/

82358663 499807077406535 3620702209857028096 n

82773059 1496568010512325 5723088950357131264 n

83097497 1111994162465054 5855587647761678336 n