LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë: Dyert e oborrit zënë dy vajza të mitura, njëra prej tyre vdes

Mitrovicë: Dyert e oborrit zënë dy vajza të mitura, njëra prej tyre vdes

Një vajzë trevjeçare ka vdekur pasi që e kanë zënë dyert e oborrit.

Në këtë incident është e përfshirë edhe një vajzë tjetër e moshës pesëvjeçare, e cila është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë, në oborrin e shtëpisë së viktimës.

“Një vajzë e moshës tre apo katërvjeçare ka humbë jetën si pasojë e dyerve të oborrit që e kanë zënë atë. Ndërsa e lënduar ka mbetur një vajzë tjetër e moshës pesëvjeçare, për të cilën po raportohet se është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Policia dhe prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Telegrafi.