LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për operacionin e fajdeve në Shkodër, sekuestrohen 500 mijë euro

Policia jep detaje për operacionin e fajdeve në Shkodër, sekuestrohen 500 mijë euro

Fajdet në Shkodër ishin kthyer në një fenomen shqetësues ndaj prej dy muajsh përgjimesh, një aksion u ndërmor këtë mëngjes në qytet.

Pas operacionit të forcave të policisë në Shkodër dhe efektivëve të RENEAS, FNSH dhe Shqiponjës të dërguara nga Tiranë, në pranga ranë 14 persona


Të arrestuarit huazonin para në mënyrë të paligjshme për qytetarët.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, të autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh shtetasish në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, së shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar.
Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për te cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

Si rrjedhojë e veprimeve të përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, me pasoja të renda, në bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim të krimit”, të parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 të Kodit Penal.

Me miratim të Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest në burg” për 11 shtetas, që janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyrën ish-kancelar në Gjykatën e Shkodres); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomës se Noterisë Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit të Policisë Shkodër E. L.

Është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, kontroll i kryer me vendim të gjykatës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj.

Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve të para hetimore vijojnë. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori