LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për djegien e dy veturave në Zubin Potok: Ishin regjistruar me targa RKS një javë më parë

Policia jep detaje për djegien e dy veturave në Zubin Potok: Ishin regjistruar me targa RKS një javë më parë

Dy vetura private me targa RKS, të cilat ishin në pronësinë e dy qytetarëve serbë, janë djegur të mërkurën mbrëma në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është raportuar mëngjesin e së enjtes dhe sipas ankuesve, veturat ishin regjistruar rreth një javë më përpara.


Po ashtu, bëhet e ditur se palët ankuese kanë raportuar se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit.

“Pas pranimit të informacioneve njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore si dhe janë njoftuar ekspertë të zjarrit”, thuhet në komunikatën për media.

Digjen dy vetura me targa RKS në Zubin Potok
Lexo po ashtu Digjen dy vetura me targa RKS në Zubin Potok

Sipas policisë, lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore si dhe është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve të tilla, shtimin e patrullimeve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, lidhur me rastin ka reaguar edhe Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, i cili ka thënë se djegia e këtyre dy veturave është bërë nga strukturat ilegale të Serbisë.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ai ka shtuar se sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori