LAJMI I FUNDIT:

Policia izraelite sulmoi palestinezët pas lutjeve të taravisë në Jerusalem

Policia izraelite sulmoi palestinezët pas lutjeve të taravisë në Jerusalem

Policia izraelite sulmoi të rinjtë palestinezë në Portën e Damaskut të Jerusalemit Lindor. Policia izraelite arrestoi gjithashtu disa nga të rinjtë.

Pas lutjes së taravisë në Mesxhid al-Aksa në Qytetin e Vjetër, dhjetëra të rinj palestinezë u mblodhën në Portën e Damaskut dhe u përplasën me policinë Izraelite.


Kjo e fundit shfrytëzoi edhe plumbat e gomës ndaj palestinezëve, të cilët herë pas here bërtisnin tekbire dhe parulla të ndryshme.

Policia izraelite njoftoi se ka arrestuar disa të rinj palestinezë, të cilët do të dalin në gjyq, raporton trt.

Ndryshe, autoritetet e shtetit izraelit bëjnë të ditur se askush nuk u lëndua në incidente. /Telegrafi/