LAJMI I FUNDIT:

Policia italiane: Amri përdori të njëjtën armë në Berlin dhe Milano

Policia italiane: Amri përdori të njëjtën armë në Berlin dhe Milano

Arma me të cilën u qëllua një oficer policie në Milano, nga i dyshuari i sulmit në tregun e Krishtlindjes në Berlin gjatë muajit të kaluar, është e njëjta e përdorur nga agresori i vdekur tashmë në vrasjen e shoferit të kamionit, që u përplas me njerëzit që festonin në kryeqytetin gjerman.

Lajmi konfirmohet nga policia italiane gjatë kësaj të mërkure.


Anis Amri, tuniziani që kishte dështuar të siguronte azil në Gjermani, u qëllua për vdekje gjatë një shkëmbim zjarri me policinë italiane në periferinë “Sesto San Giovanni” të Milanos më 23 dhjetor, vetëm pak ditë pasi shkaktoi 12 viktima në Berlin.

Amri është gjithashtu i dyshuari për vrasjen e shoferit të kamionit në Gjermani, mjetin e të cilit e rrëmbeu për të çuar deri në fund aktin terrorist në tregun e mbipopulluar të Krishtlindjes.

Policia italiane ka kryer prej 23 dhjetorit hetime të ndryshme për të përcaktuar nëse e njëjta armë ishte përdorur në të dyja ngjarjet, në Berlin dhe Milano.

“Krahasimi i bërë mes fishekut të dalë nga arma e terroristit në ‘Sesto’ dhe një fisheku të gjetur nga policia gjermane, ka sjellë prova të paevitueshme se janë qëlluar nga e njëjta armë”, tha policia italiane në një deklaratë.

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori