LAJMI I FUNDIT:

Policia greke arreston shqiptarin me 19 kg drogë

Policia greke arreston shqiptarin me 19 kg drogë

Një motor i cili vinte nga kufiri i gjelbër në Sarandë është ndjekur nga policia greke. Policia ka sinjalizuar që motori të ndalonte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të policisë helene.

Pas ndjekjes motori i cili drejtohej nga një 32-vjeçar u ndalua në Artë në zonën e Agia Anargiro. Gjatë kontrollit në motor ishin fshehur 19 kg marihuanë, e cila ishte e ndarë në 21 pako.


Policia vuri në pranga shqiptarin që drejtonte motorin, ndërsa një person tjetër i cili ishte pasagjer arriti të largohej me vrap, ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij.

Po punohet për zbulim e lidhjeve me persona të tjerë të trafikut të drogës.