Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në lidhje me hetimet që po kryen pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi.
Indeksonline nga burimet brenda policisë ka mësuar se në pranga kanë përfunduar: Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha dhe një person N.N.
Sallova dhe Berisha me urdhër të prokurori janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Që të gjithë të arrestuarit dyshohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, më konkretisht dyshohet se janë pesë e organizatës “Syri i popullit”.
Aksioni i policisë është zhvilluar sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale, e cila ka ekzekutuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për urdhër kontroll në pesë lokacione të dyshuarve të lartcekur, gjegjësisht në regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.
“Gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 1 revole me karikator dhe 2 fishekë, 1 pushkë ajrore, 1 shtëpizë e kompjuterit, 6 telefona celularë, disa fletore, USB, 7 fishekë të gjuetisë, të cilat prova do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm”, kanë deklaruar në polici.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policie dhe pas përfundimit të procedurave hetimore me të dyshuarit, prokurori ka nxjerr aktvendim për ndalim 48 orë të dyshuarit Ragip Sallova dhe Sabit Berisha ndërsa Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe N.N., pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar. Menjëherë pas plagosjes së Vllasit, Policia kishte arrestuar të dyshuarin kryesor, Murat Jasharin dhe dy të tjerë. /Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe