LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane për herë të parë arreston një diler “sumnabul” të drogës, u telefonoi natën – e tradhtuan gërhitjet

Policia gjermane për herë të parë arreston një diler “sumnabul” të drogës, u telefonoi natën – e tradhtuan gërhitjet

Puna e policit nuk është aspak e lehtë, e këtë e dëshmojnë më së miri rastet e ndryshme me të cilat ata ballafaqohen.

Një i tillë është raportuar të ketë ndodhur në Gjermani, ku pak minuta pas mesnatës gjatë 3 gushtit kishin pranuar një telefonatë të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Preseportal shkruan se në kategorinë ku policia gjermane publikon raportet ditore me raste të ndryshme, thuhet se gjatë një telefonate të pranuar kishin dëgjuar gërhima dhe britma të kohëpaskohshme.

Se kush i kishte telefonuar, ka qenë jashtëzakonisht e lehtë për ta konfirmuar. Ishte një 23-vjeçar nga qyteti Valdbrol me vetëm 20.000 banorë që gjendet në jug të Gjermanisë.

Shpejt pas kësaj telefonave, ka pasuar një tjetër – më pas e treta dhe… E ekipet që për herë të parë ju përgjigjen telefonatës dëgjuan gërhima që për ta kanë qenë paksa argëtuese, e në një moment filluan të brengosen se dikush mund të ketë pësuar ndonjë lloj krize.

Policisë nuk i kishte mbetur asgjë tjetër, vetëm se të niset drejt apartamentit të 23-vjeçarit, i cili disa herë u dëgjua duke gërhitur, dhe të verifikoj nëse është gjithçka mirë me të riun.

Por në fund doli se gjithçka është në rregull me të, por vetëm deri te momentin kur miku i tij 21-vjeç hapi derën policisë që i trokitën në mes të natës.

“Duke marrë parasysh faktin që policët ishin të brengosur për gjendjen fizike të telefonuesit, i kontrolluan apartamentin 23-vjeçarit, kurse u mësua se 23-vjeçari kishte fjetur mbi telefonin e 21-vjeçarit”, thuhet në raportin e policisë.

“Kur u zgjua nga gjumi u habit kur pa policët brenda. Refuzonte të besonte që i ka telefonuar policisë, derisa nuk kontrolloi listën e thirrjeve dhe disa telefonatave të regjistruara”, thuhet ndër tjera në raport.

Por duket se fati i tij ishte vulosur në momentin që policia ishte futur në apartament. Fillimisht kishin ndjerë “erën e fortë të kanabisit”.

“Në apartament gjetën një sasi të konsiderueshme të marihuanës, pilula ekstazi si dhe lloje të ndryshme të drogave (amfetamin, kokainë), peshore dhe para”, ka njoftuar policia gjermane.

Që të dy të rinjtë u arrestuan dhe u dërguan në stacion si të dyshuar për shitje ilegale të drogës, e pasi u morën në pyetje mësuan se kanë prova kundër tyre, por më pas u liruan në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori