Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

“Njësite policore të stacionit policor në Klinë, kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës, dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.

Gjatë këtij plani janë iniciuar 2 (dy) raste për mos respektim të orarin e punës, ndërsa në njërin lokacion gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar, 1.5 gram narkotik të llojit marihuanë, 1(një) mulli për bluarjen e marihuanës dhe 2( dy) mjete te mprehta (thika).

I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti është cilësuar ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’”, thuhet në njoftim.

Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.