LAJMI I FUNDIT:

Policia është duke bastisur komunën e Strumicës

Policia është duke bastisur komunën e Strumicës

Zyrtarë të policës financiare tani më një orë janë në ndërtesën e Komunës së Strumicës, ka bërë të ditur Press24.

Policia financiare për momentin është duke siguruar urdhrin e Prokurorisë Themelore për ndjekje të veprave penale nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit për marrjen e dokumentacionit në lidhje me tenderët për transportin e nxënësve në komunën e Strumicës.


Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vasil Pishev ka akuzuar komunën e Strumicës se ka paguar disa herë më shtrenjtë transport për nxënësit./Telegrafi/