LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shqipërisë e quan të paligjshme protestën e studentëve, qon në gjykatë 23 persona, në mesin e tyre profesor e këngëtar

Policia e Shqipërisë e quan të paligjshme protestën e studentëve, qon në gjykatë 23 persona, në mesin e tyre profesor e këngëtar

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë se ka proceduar penalisht për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente, dhe për prishjen e rendit e qetësisë publike, 23 persona, mes të cilëve profesorë, aktivistë, por edhe përfaqësues të forumeve partiake.

Të proceduarit janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës edhe për pengim të qarkullimit të automjeteve të transportit, sikurse edhe për hedhjen e sendeve të forta në oborrin e institucioneve, duke iu referuar këtu Ministrisë së Arsimit.

Mes të proceduarve janë profesor Edmond Tupe, këngëtari Robert Aliaj, si dhe aktivistët politikë Gaetano Doci e Andrea Gjini nga LSI-ja dhe Kristina Tonal nga FRPD-ja.

Akuzat e ngritura ndaj tyre kanë të bëjnë periudhën e përçarjes së studentëve në tri grupe, pas skadimit të afatit të vendosur qeverisë për përmbushjen e kërkesave të tyre, njëri para MASR-së, tjetri para Kryeministrisë dhe i fundit te “Zogu i Zi”.

Policia njofton se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën te sheshi “Rilindja”, pasi janë të fotografuar.

Lista e plotë e të proceduarve: Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, dhe aktivistët politikë Gaetano Doci e Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori