Sot (09.10.2022) në ora 10:30 në rrugën “Skupi”, nga ana e zyrtarëve policorë të Ekipit Operativ të Kërkimit në SPB Shkup, është privuar nga liria B.J.(35) nga Shkupi.

Reklama

Ai kërkohej me urdhër qendror të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti për veprën penale “vjedhje” nga neni 235 i Kodit Penal të RMV-së.

B.J. do t’i dorëzohet burgut  kompetent për vuajtjen e dënimit.