LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës sqaron vozitjen në kah të kundërt në autostradë: Ndiqej vetura me persona të dyshuar (Video)

Policia e Kosovës sqaron vozitjen në kah të kundërt në autostradë: Ndiqej  vetura me persona të dyshuar (Video)

Policia e Kosovës ka sqaruar rrethanat në të cilat makina zyrtare e tyre është filmuar tek voziste në kah të kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit të policisë, vetura ishte në ndjekje të disa personave të dyshuar për vjedhje.

Vozitja e rrezikshme e Policisë së Kosovës: Në kah të kundërt, në autostradë (Video)
Lexo po ashtu Vozitja e rrezikshme e Policisë së Kosovës: Në kah të kundërt, në autostradë (Video)

“Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar informon qytetarët dhe opinionin e gjerë, lidhur me veprimet dhe masat e ndërmarra nga menaxhmenti i policisë ndaj zyrtarëve policor, të cilët kanë qarkulluar/drejtuar automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës në anën e kundërt të rrugës në autostradën Dr. Ibrahim Rugova.

Zyrtarët policor me automjetin zyrtar Skoda, e cila i përket stacionit policor Suharekë, me datën 28.07.2017 rreth orës 16:22, në kilometrin 41 të autostradës drejtimi Vermicë–Prishtinë, kanë qarkulluar në kahjen e kundërt të rrugës, pasi të njëjtit gjatë detyrës zyrtare kanë qenë në ndjekje të një veture të dyshuar, në të cilën ndodheshin personat e dyshuar, për të cilët dyshohej se janë përfshirë në rast vjedhje.

Personat e dyshuar gjatë ikjes kanë shfrytëzuar qarkullimin me veturën e tyre në kahje të kundërt të rrugës dhe zyrtarët policor në vozitje emergjente janë vënë në ndjekje të tyre po në atë drejtim, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar.

Menaxhmenti kompetent i rajonit përkatës, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për shqyrtim dhe hetim pre-eleminar të rastit, lidhur me marrjen e masave administrativo disiplinore, për shkeljen e ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Lajme
​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

Lajme
Kalo në kategori