LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës parandalon dy raste të tentim kontrabandimit me mallra

Policia e Kosovës parandalon dy raste të tentim kontrabandimit me mallra

Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme ka kapur në flagrancë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me mallra”, të cilët përkundër tentativës për t’iu shmangur ndalimit policor janë ndaluar së bashku me mallin e kontrabanduar.

Njësia e Task forcës së bashku me njësinë patrulluese nga SPMK-Gjlan dhe në koordinim me prokurorinë në Gjilan, kanë shtuar masat duke bërë vëzhgime përgjatë vijës kufitare Kosovë – Serbi.


“Gjatë realizimit të detyrave, si rezultat i masave të marra, nga Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme janë kapur në flagrancë gjithsej gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me mallra”, të cilët përkundër tentativës për t’iu shmangur ndalimit policor janë ndaluar së bashku me mallin e kontrabanduar.

Fillimisht Njësia e Task Forcës bazuar në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente ka identifikuar një traktor me rimorkio të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku në të janë gjetur mallra si: mish i bluar, barna, pije alkoolike, pula, lepuj dhe zogj (pëllumba)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në rastin e dytë është kapur një person i cili po vëzhgonte rrugën teksa pas tij me traktor me rimorkio ishte i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu kishte të ngarkuar mallra s: pije alkoolike (birra), pesticide të ndryshme, karrige të çmontuara, mjete piroteknike, alkool, verë të kuqe dhe verë të bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Lindje së bashku me Hetimet Rajonale- Gjilan.

Me urdhër të prokurorit kompetent për gjashtë personat e përfshirë në të dyja rastet është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për numërim dhe vlerësim të mallit nga ana e Doganës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori