LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Policia e Kosovës ngushëlloi familjen Rexhepi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar, i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.


“Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur në të gjitha sferat përderisa ishte Ministër i Punëve të Brendshme. Policia e Kosovës do ta përkujtojë çdo herë si një kontribuues të veçantë në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës, e në veçanti të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të Policisë.

E nderuar Familje Rexhepi, Policia e Kosovës, menaxhmenti i saj, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori