LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës në tri raste të ndryshme parandalon kontrabandim të mallrave

Policia e Kosovës në tri raste të ndryshme parandalon kontrabandim të mallrave

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – veriu, në tri raste të ndryshme ka ndaluar tre kamionë të ngarkuar me mallra pa dokumente përcjellëse.

Sipas njoftimit, policia bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion  me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse.


“Më datë 23.06.2022 rreth orës 16:00 në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e kontrabandës, Policia e Kosovës bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë me vozitës dhe pasagjer meshkuj shtetas të Serbisë, në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se janë ndaluar gjithashtu edhe dy kamionë njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34m³ të padamkosura dhe pa dokumente përcjellëse.

“Po ashtu në datën e lartcekur rreth orës  20:00 në dy raste të ndara janë ndaluar dy kamionë njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja, me vozitës meshkuj kosovarë, të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34m³ të pa damkosura dhe pa dokumente përcjellëse”, thuhet në njoftim të policisë.

Gjithashtu sipas njoftimi, lidhur me rastet për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit janë iniciuar rastet  “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare & kontrabandim me mallra”.

“Në rastin e parë, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor në Mitrovicë dhe me vendim të prokurorit lënda trajtohet në procedurë të shpejt dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ndërsa në dy rastet tjera është njoftuar Agjensioni Pyjor i Kosovës në Mitrovicë për veprimet e mëtutjeshme dhe me vendim të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori