LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arreston arsimtarin e dyshuar për dhunë në familje, në xhepa i gjenden 19 mijë euro

Policia e Kosovës arreston arsimtarin e dyshuar për dhunë në familje, në xhepa i gjenden 19 mijë euro
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, sot me datë 29.06.2023, pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (B.V.), i cili paraprakisht ishte arrestuar nga stacioni Policorë në Drenas nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, dyshohej edhe për kryerjen e një vepre tjetër penale.

Policia njofton se personi i dyshuar pasi ishte dërguar në stacion dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete.


I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore).

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Tregtia e ndaluar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

“Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 29.06.2023, i dyshuari i lartcekur është shoqëruar në zyrat e njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë, me ç ‘rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe nga aty është konsultuar edhe Prokurori kompetent nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) për veprën penale “Dhunë në familje” me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa për veprën penale “Tregtia e ndaluar”, në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), paratë që i dyshuari posedonte me vete i janë sekuestruar përkohësisht, përderisa hetime tjera lidhur me rastin janë në proces”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori