LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston tetë persona, ishin në kërkim nga Gjykata

Policia arreston tetë persona, ishin në kërkim nga Gjykata
Foto: Ilustrim

Gjatë 24-orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar tetë persona, për të cilët Gjykata kishte lëshuar urdhër-arrest.  

Pesë prej tyre janë arrestuar në rajonin e Prishtinës, ndërkaq tre të tjerë janë arrestuar në rajonin e Ferizajt.


Sipas raportit të Policisë, tre nga të arrestuarit janë dërguar në Burgun e Prishtinës, tre të tjerë në Burgun e Dubravës dhe një tjetër në Burgun e Gjilanit.

Në raportin e policisë janë dhënë detaje lidhur me këto arrestime.

Arrestimi i parë u bë në Merdarë, më 11.02.2020, rreth orës 23:25.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës”, thuhet në raportin e PK.

Katër arrestimet e tjera u bënë të mërkurën gjatë ditës, në tri lokacione të ndryshme.

“Rr. Marie Shllaku, Prishtinë 12.02.2020 – 11:40.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës”, raporton Policia.

“Rr. Musine Kokollari, Prishtinë 12.02.2020 – 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtine, është arrestuar një mashkull kosovar, dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në raport.

“Fsh. Plemetin, Obiliq 12.02.2020 – 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 12.02.2020 – 15:45. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, raporton Policia.

Ndërsa, detaje janë dhënë edhe për të arrestuarit në rajonin e Ferizajt.

“Fsh. Nikaj, Kaçanik 12.02.2020 – 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në raport.

“Fsh. Kashan, Kaçanik 12.02.2020 – 12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës”, raporton Policia.

“Aeroporti i Prishtinës 12.02.2020 – 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori