LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston pronarin e lokalit në Obiliq, po u shërbente 16 personave në kohë pandemie

Policia arreston pronarin e lokalit në Obiliq, po u shërbente 16 personave në kohë pandemie
Ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion pronarin e një lokali në Obliliq, i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për ta mbyllur lokalin, madje ai ka shërbyer 16 persona të tjerë brenda në lokal.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:00, teksa në vendin e ngjarjes ka dalur edhe inspektori komunal dhe janë marrë masat e parapara ligjore.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pronari i lokalit është është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara.

“Obiliq 17.04.2020 20:50. Njësitë policore pas pranimit të informatave e kanë hasur një lokal të hapur dhe në lokal kanë hasur pronarin, të dyshuarin mashkull kosovar si dhe 16 persona tjerë në lokal. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe inspektori komunal i cili ka ndërmarr masat e parapara ligjore. Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori