LAJMI I FUNDIT:

Policia amerikane kërkon ndihmën e qytetarëve, në kapjen e një femre që tentoi të rrëmben dy fëmijë 4-vjeçar (Video)

Policia amerikane kërkon ndihmën e qytetarëve, në kapjen e një femre që tentoi të rrëmben dy fëmijë 4-vjeçar (Video)

Policia e Los Angeles është vënë në kërkim të gruas e cila u mundua të rrëmbejë dy fëmijë të moshës 4-vjeçare, në dy lokacione të ndryshme gjatë këtyre dy ditëve.

Autoritet e sigurisë kanë njoftuar se gruaja e paemëruar, është kapur nga kamerat e sigurisë duke u munduar ta rrëmbejë një fëmijë brenda një lokali në Los Angeles, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një djalë 4-vjeçar duke qëndruar në afërsi të një dritare, derisa familjarët e tij ishin shpërqendruar duke porositur ushqim. E policia amerikane e ka përshkruar rrëmbyesen si një vajzë rreth të ’30-ve me flokë të zeza.

Është interesant se si pa u menduar dy herë e kapë vogëlushin dhe largohet nga restoranti, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Por, ishte një vajzë e vogël në lokal që pa çfarë ndodhi dhe alarmoi të rriturit që ndërhynë, kurse rrëmbyesja u largua.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në një lokacion tjetër, por edhe aty i kishte dështuar tentativa. E autoritet e sigurisë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione që ndihmojnë në kapjen e rrëmbyeses që t’i telefonojnë stacionit më të afërt të policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori