LAJMI I FUNDIT:

Polici mashtron vdekjen në sekondën e fundit, pasi një veturë ishte “sulur” drejt tij (Video)

Polici mashtron vdekjen në sekondën e fundit, pasi një veturë ishte “sulur” drejt tij (Video)

Pamjet dramatike tregojnë një oficer të policisë spanjolle i cili për pak i shpëtoi vdekjes duke u hedhur mbi një pengesë, pasi një makinë e “dalë kontrolli” me shpejtësi po vinte në drejtim të tij, në një autostradë të ngarkuar në Madrid.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një përvojë të tillë polici i trafikut dhe kolegu i tij e përjetuan derisa po merreshin me një aksident të vogël ndërmjet dy veturave.

Videoja u kap nga kamerat e rrugës së Departamentit të Transportit dhe u publikua në llogarinë e Twitter të Guardia Civil. /Telegrafi/