LAJMI I FUNDIT:

Polici amerikan vret burrin e paarmatosur, dëshmitarët okularë të shokuar me veprimin (Video, +18)

Polici amerikan vret burrin e paarmatosur, dëshmitarët okularë të shokuar me veprimin (Video, +18)

Një polic amerikan ka vrarë një burrë të paarmatosur i cili po ecte rrugës me pantallonat gjysmë të zhveshura, kurse familjarët e tij pretendojnë se gjithçka duket si një “vrasje me paramendim”.

Në videon e kamerës së policisë, shfaqet 34-vjeçari Danny Ray Thomas duke ecur në drejtim të policit në një rrugë në Houston të Teksasit, dhe më pas qëllohet për vdekje, transmeton Telegrafi.


Polici Cameron Brower disa herë kishte bërtitur “shtriju në tokë” para se të fillonte të shtinte në drejtim të viktimës, kurse raportohet se polici dhe viktima janë afro-amerikan.

Familjarët e Thomasit pretendojnë se ai vuante nga depresioni pasi i janë vrarë fëmijët. Motra e Thomasit, Kit Thomas Smith ka kërkuar nga politikanët që të ndërmarrin urgjentisht diçka lidhur me brutalitetin e policisë.

Sipas saj, ajo çfarë ka parë në këtë video i ngjan me një “vrasje me paramendim”.

“Shihet qartë se po ecte i qetë, dhe në asnjë moment nuk po vraponte në drejtim të policit me qëllimin që ta lëndojë”, ka shtuar ajo.

Policia e Houston në një komunikatë të lëshuar për media, ka njoftuar se si Thomas “kishte e ecur në një udhëkryq”, kur Brower hasi në të duke mbajtur pantallonat në fund të këmbëve, dhe duke folur me vete e duke i goditur veturat që po kalonin.

“Thomas kishte goditur një veturë të bardhë, ku si rezultat shoferi i saj ishte ndalur që të konfrontohet fizikisht me të dyshuarin”, thuhet në ndër tjera në komunikatë.

Zëvendës sherifi ka bërë të ditur se si polici kishte parë viktimën, dhe kishte ndalur veturën për të ndërhyrë.

“I frikësuar për sigurinë e tij, Brower nxori revolen dhe ia drejtoi Thomasit në gjoks”, ka shtuar zëvendës sherifi.


Megjithatë, videoja e filmuar nga kalimtarët e rastit, zbulon reagimet e këmbësorëve dhe atyre që po e prisnin autobusin. Ata fillimisht kishin qeshur duke menduar se polici do të përdorë revolen elektrike.

Por, kur dëgjuan të shtënat, ata filluan të bërtasin dhe dëgjohen duke thënë: “A e qëlloi burrin? Pse e bëri këtë? Si mund të vritet një njeri në mes të rrugës?”

Sipas të afërmve të viktimës, partnerja e Thomasit i kishte vrarë dy fëmijët e tij në vitin 2016 derisa ai po vuante dënimin në një burg për shkak të “posedimit të lëndëve narkotike”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa
Kalo në kategori