LAJMI I FUNDIT:

Pogradec, për 15-vjeçaren e përdhunuar nga fqinji 55-vjeçar, vetëm “mbështetje emocionale” (Video)

Pogradec, për 15-vjeçaren e përdhunuar nga fqinji 55-vjeçar, vetëm “mbështetje emocionale” (Video)

Për gati një vit, 15-vjeçarja që është edhe fëmijë edhe nënë kërkonte ndihmë se ishte e kërcënuar, e vetme dhe e mposhtur nga varfëria. Në moshën 14-vjeçare u përdhunua nga fqinji 55-vjeçar.

Ligor Bibe u dënua dhe do të qëndrojë në burg më pak se pesë vite, por deri në vendimin e dhënë javën e kaluar, vajza e mitur ishte nën presion.


Asaj i kërkohej që të mohonte se ishte dhunuar. Deri në fund qëndroi falë kurajos së saj dhe pa ndihmë. Në derën e saj nuk trokiti kërkush për t’i dhënë ndihmë konkrete. Top Channel pyeti disa organizata të shoqërisë civile që marrin fonde dhe reklamojnë se mbrojnë dhe ndihmojnë gratë dhe fëmijët.

Në Pogradec, shoqata “Unë gruaja” tregon se ka çuar koordinatoren lokale për t’i thënë se sa herë të ketë nevojë do ta mbështesin emocionalisht, psikologjikisht dhe juridikisht.

Shërbimi social në Pogradec thotë se ka dërguar një psikologe. Vetë vajza dhe nëna e saj vijonin të jetonin nën presion dhe në varfëri ekstreme.

Pogradec, arrestohet 55-vjeçari që përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë
Lexo po ashtu Pogradec, arrestohet 55-vjeçari që përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë

Në Tiranë ka shumë organizata të shoqërisë civile që punojnë duke thithur fondet e donatorëve. Ne pyetëm një prej tyre se çfarë kanë bërë për të ndihmuar të miturën nënë.

“Sapo mësuam për rastin, ne kërkuam nga Bashkia Pogradec dhe shërbimi i mbrojtjes së fëmijëve dhënien e ndihmës psikosociale për rastin në fjalë. Kjo ndihmë nuk është dhënë pasi as bashkia Tiranë nuk ka mundësi të tilla”, u shpreh Altin Hazizaj, CRCA.

Kjo organizate po lobon për të forcuar ndëshkimet për abuzuesit më fëmijët dhe ka kërkuar edhe ndryshim të kodit penal.

“Të rritet masa e dënimit dhe të eliminohet ulja me 1 të 3 e dënimit kur pranohet. Raste të tilla nuk duhet ta përfitojnë atë”, thotë Hazizaj.

Ndërsa qendra për nisma ligjore, një tjetër organizatë premtoi se së shpejti do ketë një reagim të fortë për ngjarjen në Velçan të Pogradecit.

Nismat e Tiranës nuk mbërrijnë në Velçanin e thellë dhe as në shtëpinë e 15-vjeçares. Ajo ka nevojë për ndihmë konkrete. Nuk mund të shkojë në shkollë. Nuk mund të punojë për të mbajtur veten, bukën e përditshme nuk e ka të sigurt dhe të vetmit që ka në krah janë familjarët e saj të varfër. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori