LAJMI I FUNDIT:

Pogba, Lewa, Hazard dhe De Gea, tifozët e Realit tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre

Pogba, Lewa, Hazard dhe De Gea, tifozët e Realit tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre

Objektivat kryesore të Real Madridit në tregun e transferimeve për sezonin e ardhshëm janë Paul Pogba, Eden Hazard dhe David de Gea.

Gazeta spanjolle Marca, ka bërë një sondazh ku i ka pyetur tifozët se cilët lojtarë i duan më shumë tek Reali.


61.31% të lexuesve zgjedhën Pogban, 26.75% ishin për Hazardin, pra tifozët e Los Blancos, preferojnë francezin në mesfushën e tyre.

Kurse dëshira e tifozëve për mbrojte ishte David Alaba, i cili mori 45,81%, ndërsa në sulm Robert Lewandowskin me 46,22 %.

Kurse David De Gea me 68.39% tregoi se është i padiskutueshëm nga tifozët, kur vjen puna se kush duhet të jetë portieri i ardhshëm i Realit. /Telegrafi/