LAJMI I FUNDIT:

Poco M4 5G i ri arrin në tregun global

Poco M4 5G i ri arrin në tregun global

Poco M4 5G kishte dalë në shitje në tregun indian gjatë muajit prill, dhe tani ka ardhur koha që të shitet edhe në tregjet e tjera botërore. Kompania e ri-prezantoi telefonin ndërkombëtarisht me një ndryshim të madh – kamera kryesore dhe kamera selfie kanë sensor të reduktuar.

Por që specifikat tjera, çipi dhe kombinimit RAM memorie dhe hapësirë e përgjithshme mbesin të pandryshuara.


Ekrani i Poco M4 5G LCD me rezolucion Full HD+, me shpejtësi rifreskimi prej 90Hz dhe madhësi prej 6.58 inç mbet i njëjtë gjithashtu. Çipi Dimensity 700 ka kombinim të memories me 4/64GB edhe 6/128GB, raporton GSMArena, përcjell Telegrafi.

Veçoritë e tjera të cilat mbesin të pandryshuara janë bateria e saj me kapacitet prej 5,000mAh me rimbushje të shpejtë prej 18W, por që karrikuesi në kuti mbështet kapacitetin e rimbushjes prej 22.5W.

Kamera kryesore tani ka sensor prej 13MP në vend të 50MP, e cila mbështetet me një kamerë me sensor prej 2MP. Kamera selfie tani ka sensor prej 5MP dhe f/2.2.

Poco e nxorri në treg këtë telefon me MIUI 13 për Poco me sistemin operativ Android 12. E ka të shtuar pjesën “5G” në emër, dhe për shkak të prezencës ndërkombëtare të M4, më shumë breza SA/NSA janë aktivizuar.

Poco M4 5G ofrohet në tre ngjyra, e Zezë, e Kaltër, dhe POCO e Verdhë. Kompania nuk ka dhënë detaje mbi çmimin dhe numrin e modeleve në dispozicion, duke u thënë përdoruesve që për informacione shtesë të shkojnë në tregjet e tyre të zonës. /Telegrafi/