LAJMI I FUNDIT:

Po “zhduket” lahuta

Po “zhduket” lahuta

Restauratori i drurit, Bajram Hyseni, që në moshë të vogël hyri në punë në zdrukthëtarinë. Por, si rezultat i ndryshimeve të sistemit ekonomik në Shqipëri, u detyrua të emigronte në Greqi.

Me aftësitë, dashurinë për punën me drurin, shpejt e gjeti veten në punë, herë si zdrukthëtar e herë si riparues i mobileve dhe objekteve të tjera të drurit.


Në sajë të punës dhe njohurive iu hap rruga për punë të përhershme në studio restaurimi.

Pas qëndrimit në Greqi për periudhën 12-vjeçare është kthyer në Shqipëri. Tani jeton në Tiranë. Me kursimet arriti të ndërtonte një studio dhe vazhdon punën si restaurator vetëm për objektet prej druri. Janë me qindra dhe mijëra objekte qe ai u ka dhënë jetë me punën e tij të përkushtuar dhe me dijenitë profesionale.

Kur i afrojnë për të restauruar objekte të artit arkaik popullor tradicional, ai ndjen një kënaqësi dhe thotë se “shpeshherë kam ndenjur gjithë natën në vazhdimësi të proceseve, sepse nuk mundem të ndahem pa i dhanë jetë.”

“Më vjen keq që ka pak kujdes për objektet e punuara nga të parët tanë. Në Greqi kam parë dhe jam dëshmitar se si objekte të traditës shqiptare popullarizohen, reklamohen dhe botohen si objekte greke”, thotë ai.

Para disa ditësh iu afruan për t’i restauruar disa lahuta. Veglat muzikore të lahutës në Shqipëri pothuajse po dalin nga përdorimi i përditshëm dhe po bëhet objekt i rrallë.

“Kjo lahutë më dha kënaqësi. Kam mbledhur dy-tri lahuta të vjetra dhe me to kan krijuar një minikoleksion”, thotë ai. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori