Hip-hop këngëtari i pëlqyer, Lyrical Son, është në realizim e sipër të projektit më të ri muzikor.

“A thu” mban titullin kënga, për videoklipin e të cilës është duke u punuar prej disa ditësh. Kënga është baladë e kombinuar me një house të lehtë, bën të ditur emisioni Express i KTV-së.


Ky është projekti i parë solo i publikuar në dy vitet e fundit nga këngëtari. Për vizuelizimin e saj, Lyrical So edhe këtë herë ka zgjedhur të bashkëpunojë me produksionin “VSM”.

Xhirimet e videoklipit, kanë nisur prej disa ditësh, nëpër lokacione të ndryshme të Prishtinës. Ndryshe, pos angazhimeve të shumta, krijimi i muzikës duket të jetë në rend të parë për reperin.