LAJMI I FUNDIT:

“Po të isha Vuçiq, s’do ta pranoja Kosovën pa e pranuar të gjitha vendet e BE-së”

“Po të isha Vuçiq, s’do ta pranoja Kosovën pa e pranuar të gjitha vendet e BE-së”

Drejtorja e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq, ka thënë se CEAS mbështet dialogun për Kosovën për shkak se i ai është i nevojshëm.

Sipas saj, përcjell Telegrafi, mbështetja është dhënë pasi që Serbinë e presin ose ndryshime të rëndësishme ose miratimi i dokumenteve të reja strategjike dhe doktrinare, duke shtuar se Kosova është çështje e vazhdimit të integrimeve europiane.


Në një intervistë për javoren serbe Expres me titullin “Po të isha Vuçiq kurrë nuk do të pranoja Kosovën deri sa të mos e pranojnë të gjitha vendet e BE-së”, ajo ka folur për NATO-n, dialogun me Kosovën, kërcënimet e sigurisë dhe tregoi se ajo i takon shkollës së mendimit që beson se NATO është aleancë politike e sigurisë.

Ajo në pyetjen se nga kush është më së shumti e rrezikuar siguria e Serbisë, ka thënë se këtu kthehemi në pyetjen se pse duhet mbështetur dialogu me Kosovën.

“Formalisht, Kosova është kërcënimi më i madh i sigurisë në Serbi. Unë nuk mendoj se kjo është kështu. Për mendimin tim, kërcënimi më i madh i sigurisë i Serbisë është se nuk ka sistem të reformuar të sigurisë, të konsoliduar, dhe nuk ka kontroll demokratik mbi të. Sigurisht, janë sfidat e terrorizmit, aktivitetet shtetërore dhe joshtetërore armiqësore që minojnë ato që janë politikat zyrtare të qeverive të rajonit, përfshirë edhe Serbisë”, tha Miliq.

CEAS beson, ajo thotë se procesi i integrimit evropian në vetvete, dhe vendimi për të hyrë në të, edhe pse është thënë se ky është prioriteti kryesor strategjik i Serbisë, nuk mund të zëvendësojë strategjinë e politikës së jashtme.

E pyetur nëse ajo beson se të gjithë duhet të marrin pjesë në dialog, Milic u përgjigj: “Absolutisht”.

Sipas saj, kjo është temë që ka të bëjë edhe me stabilitetin e rajonit dhe se si Serbia do të duket – si një partner i besueshëm apo jo.

“Unë besoj se Perëndimi dhe komuniteti ndërkombëtar janë të vetëdijshëm se si Kosova vetëm nuk mund të dal nga situata paszgjedhore, si dhe institucionale, por edhe statusore. Por, mbi të gjitha, të stoposh Kosovën për anëtarësim në Interpol, me të vërtetë është shumë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”, ka vlerësuar Miliq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori