Sa mirë që jetojmë në demokraci. Kjo fjali nuk ka shumë kuptim sidomos për brezin e ri, por imagjino për një moment sikur të mos jetonim në demokraci:
Media do të ishte e kontrolluar. Televizionet kryesore do të jepnin vetëm lajme pozitive për qeverinë dhe negative për opozitën. Aq shumë do të fajësohej opozita sa njerëzit pa kuptuar do të arrinin në përfundimin se opozita nuk po qeveris mirë vendin. Gazetarët nuk do të kishin mundësi të raportonin as sukseset e qeverisë, sepse këto raportime do t’i vinin të gatshme nga vetë qeveria.
Po të mos jetonim në demokraci, do të mbyteshim nga propaganda 24 orë!
Nëse nuk do të jetonim në demokraci, do të kishim një situatë ku populli do t’i këndonte këngë liderit për të mirat dhe begatitë që po gëzon.
Po të mos jetonim në demokraci, nuk do të shijonim si qytetarë të lirë rrjetet sociale, por do të detyroheshim të shihnim, ndanim, komentonin, bënim like çdo postim në Facebook, Instagram apo Tiktok të liderit dhe personave që ka zgjedhur lideri dhe njerëzit do të nxitonin të shkruanin: bravo, super, gjigand, mbret, lum në që të kemi etj.
Po të mos jetonim në demokraci, zgjedhjet nuk do të ishin një garë idesh, alternativash dhe platformash, ku pozita dhe opozita garojnë në kushte të barabarta loje, siç po ndodh sot, por do të kishim një situatë të pa imagjinueshme, ku qeveria, gjykatat, institucionet të pavarura, do të bënin çmos të pengonin opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje edhe formalisht.
Po të mos ishim demokraci, zgjedhjet do të bëheshin vetëm për të konfirmuar liderin në detyrë dhe për të ndëshkuar ca të çmendur që u shkon mendja të organizohen në parti me synim “rrëzimin e pushtetit”.
Po të mos jetonim në demokraci, Parlamenti nuk do të ishte një vend me njerëz me personalitet ku gatuhen ligje, kontrollohet qeveria dhe nga ku burojnë institucionet e pavarura, por ky institucion bazë i demokracisë do të ishte thjesht një arenë llogjesh ku deputetët kthehen në noterë të qeverisë dhe qeshin dhe qajnë kur qesh lideri dhe flasin jo atë që mendojnë por atë që u thuhet nga “lideri” i turmës parlamentare.
Po të mos jetonim në demokraci, do të kishim përdorim arbitrar të pushteti nga një njeri që nuk i përgjigjet askujt, do të kishim një situatë të paimagjinueshme me kapriçot e një njeriu që do të bënte çfarëdo që do t’i shkonte në mendje pa i shkuar kurrë mendja për ligjin, rregullin, procesin e rregullt gjyqësor dhe opinionin publik.
Po të mos jetonim në demokraci, nuk do të shijonim të mirat e kapitalizmit ku çmimet në treg i përcakton raporti kërkesë – ofertë, por do të kishim një situatë ku çmimet do të përcaktoheshin nga bordet që i cakton qeveria.
Po të mos jetonim në demokraci ku sundon shteti i së drejtës, korrupsioni dhe nepotizmi, fenomene që në nuk i njohim, do të mbysnin konkurrencën e lirë, dhe do të shkurajonin investitorët vendas e të huaj.
Po të mos jetonim në demokraci, çdo gjë do të ishte përmbys. Në demokraci sa më e madhe të jetë oferta aq më shumë ulet çmimi, po të mos vepronte ky “ligj” i tregut, e imagjinoni dot të blini një shtëpi me 3000 apo 4000 euro metra katrorë?
Po të mos jetonim në demokraci, ekonomia do të kontrollohej nga një gusht njerëzish që quhen oligarkë, që pasurohen jo se janë të mençur dhe kanë ide novatore, por për shkak se i kanë duart aq të gjata sa i fusin direkt në fondet publike.
Po të mos jetonim në demokraci, njerëzit do të largoheshin në masë nga Shqipëria në kërkim të vendeve demokratike ku ka ekonomi tregu, media të lirë, gjyqësor të pavarur, shoqëri civile të gjallë, e institucione të forta.
Po të mos ishim në demokraci, gjysma e shqiptarëve do ta kishte lënë vendin.
Sa me fat jemi që jetojmë në demokraci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi