LAJMI I FUNDIT:

Po dhunës e shpërnguljes, Serbia nuk kishte kurrë një plan njerëzor për shqiptarët

Po dhunës e shpërnguljes, Serbia nuk kishte kurrë një plan njerëzor për shqiptarët
Ilustrim

Dr. Jovan Gjorgjeviq është një ndër ata pak historian serb që është marr seriozisht me raportet shqiptaro-serbe. Ky autor, përmes qasjes në arkivat serbe, arrin në përfundim se pushtetarët serbë, që nga viti 1912 kur pushtuan Kosovën në emër të “çlirimit”, kurrë nuk kanë bërë as edhe një përpjekje për emancipimin e shqiptarëve në shtetin serb. Ata nga fillimi janë përpjekur thjesht për spastrimin etnik të Kosovës.

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, qëndrimi i shtetit ndaj pakicave etnike dhe fetare u promovua si masë e demokratizimit të shoqërisë. Ky ishte parakushti kryesor për nënshkrimin e Konventës së Senzhermenit në vitin 1919. Pushtetarët jugosllavë u frikësuan se nëse e pranojnë këtë Konventë, do të rrezikojnë pavarësinë pasi vendi kishte pakica të cilat konsideroheshin armiq të shtetit, ndaj zvarriten nënshkrimin. Duke pasë pasur parasysh mekanizmat e dobët të kontrollit të Ligës të sapoformuar të Kombeve, në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene pakicat vazhduan të trajtohen si “e keqe e domosdoshme”, ndaj shtypeshin nga pushteti në aspektin ekonomik e politik.


Popullata e fesë myslimane, pavarësisht statusit të tyre social apo përkatësisë kombëtare, u identifikua dhe etiketua si ish-bashkëpunëtore e pushtetit të osman. Me kalimin nga sistemi i marrëdhënieve feudale në sistem borgjez, afro 60 për qind e poseduesve të tokave në Kosovë, Sanxhak dhe Maqedoni, u lanë pa asnjë burim jetese. Shumë shqiptarëve iu mbeten vetëm dy mundësi: të merren aq sa munden me tregti e zejtari ose të shpërngulen për Turqi. Shqiptarët më 1918 mund të ishin të pakënaqur edhe për shumë arsye tjera. Në viset ku jetonin ata, u hapen shkolla publike në gjuhën turke (jo në gjuhën shqipe). Dyert e shërbimeve shtetërore për ta ishin të mbyllura. Edhe religjioni u politizua. Partia politike e vetme (shqiptaro-turke “Xhemijet”), në vitin 1925 u nxor jashtë ligjit. Konfiskimi i tokave të shqiptarëve në viset kufitare vazhdoi valë-valë. Atyre që u gjenden në ato zona, iu lejohej të kenë vetëm 0.4 ari për anëtar të familjes. Pushteti serb në çdo mënyrë asgjësonte bazën ekzistenciale të shqiptarëve që ata t’i detyrojë të shpërngulen.

Nëse analizohen rezultat e historiografisë serbe të kolonizimit të Kosovës mes dy luftërave botërore, mund të konstatohet se të gjitha përpjekjet dështuan, pasi ajo kishte për qëllim ndryshimin e strukturës etnike të Kosovës. Nga lëndët arkivore, vazhdon studimi i Gjorgjeviqit, shihet hapur synimi se në Kosovë të vendosen elemente të verifikuara nacionaliste serbe, luftëtarë vullnetarë, çetnikë, xhandarë, kufitarë, refugjatë dhe aktivistë partiakë. Në mesin e kolonëve kishte edhe nëpunës të pensionuar, tregtarë të dështuar, aventurier e vrasës të lirë.

Autori i këtij studimi e krahason këtë kolonizim me shumë shtete të botës. Ai shton se më rrezik ishte të vendoseshe në Kosovë sesa të udhëtoje e të gjeje pak tokë në Amerikë. Pushteti serb pat arritur që me propagandë të mashtrojë edhe ndonjë slloven e ta sjell në Kosovë e në Maqedoni, por ata ikën shpejt andej nga kishin ardhur.

Kolonizimi qe rregulluar me dispozita ligjore (në vitin 1919 e 1931, si dhe me ligjet tjera më 1922, 1931 dhe 1933) dhe për zbatimin e tyre ishte e autorizuar Ministria e Reformës Agrare (me seli në Shkup) dhe një Lidhje kontradiktore e Kooperativave të Serbisë Jugore. Drejtor shumëvjeçar i kësaj kooperative ishte Vasa Shaletiq, një “çatip” i Ndërmarrjes së Lëkurës në Shkup dhe pronar i një numri të konsiderueshëm pasurish të paluajtshme. Shaletiqi shpërnguljen dhe dëbimin e shqiptareve e konsideronte vazhdimësi logjike të luftës “çlirimtare” serbe. Në të vërtetë, kjo Kooperativë ishte paradigmë e korrupsionit. Kështu, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 1920, shteti investoi 64 milionë dinarë në emër të materialit ndërtimor dhe të mjeteve të bujqësisë për kolonët, por për keqpërdorimin e atyre parave askush nuk dha kurrë ndonjë përgjegjësi.

Adam Pribiqeviqi, i vëllai i Svetozar Pribiqeviqit, politikanit serb nga Kroacia, pasi kishte kaluar disa vjet si kolon në Vushtrri, kishte vërejtur se vetëm serbët që erdhën nga malet Dinarike ia dolën të mbijetojnë në Kosovë. Në anën tjetër konsiderohej se kolonët malazias duhej t’i nënshtroheshin njëfarë edukimi kulturor, pasi rregullisht shkaktonin konflikte me vendasit. Ata, makineritë e dhuruara nga shteti, shumë herë ua shitnin shqiptarëve vendas; thernin bagëtinë e dhuruar nga komisioni agrar; bënin kontrata me shqiptarët vendas duke ua lenë atyre pronat për kohë të pacaktuar në posedim e duke ikur nga kishin ardhur.

Sa herë mbaheshin zgjedhje parlamentare, pushteti nuk ngurronte të kërcënonte kolonët me largim nëse nuk votonin për partinë në pushtet. Në anën tjetër, ata nxiteshin që të kërcënojnë shqiptarët që të dalin në votime dhe të votojnë ashtu si ta. Kolonët armatoseshin rregullisht nga depot shtetërore të armëve që ishin të vendosura në afërsi të selisë se zyrave të Komisionit Agrar. Autori i këtij studimi thotë se në arkiv ka parë se pushteti me qellim i ka ndërsye qytetarët njërin ndaj tjetrit, duke anuar herë në njërën anë e herë në tjetrën.

Brenda pak kohe, shumë kolonë kishin parë se shteti i ka vu në lojë. Nga mesi i vitit 1920, shumë nga ta tokën që e morën dhuratë nga shteti, e shitën dhe u kthyen andej nga kishin ardhur apo, në raste të caktuara, ua lanë me qira posedueseve të mëdhenj shqiptarë, të cilët pastaj filluan të vendosen më afër qyteteve. Ekziston një dokument vlerësimi i komisionarit Zhak Anslem (Jaques Anslem), i deleguar nga Liga e Kombeve, se deri në vitin 1928, gati 65 për qind e kolonëve serbë të vendosur në Rrafshin e Kosovës e të Dukagjinit, ishin kthyer prej nga kishin ardhur. Në vitin 1927 u bë revizioni i parë i kolonizimit, ndërsa drejtuesit (që ishin eprorë ushtarakë) organizuan një inspektim dhe kërcënuan kolonët me konfiskimin e pasurisë dhe me ndjekje penale.

Shqiptarët myslimanë lehtë mund të hiqnin dorë nga shtetësia, me procedurë të thjeshtë, por pastaj për kthim eventual kërkohej plotësimi i njëqind procedurave. Shumica e burimeve të dokumentuara në të cilat kam pasur qasje, thotë studiuesi Gjoregjeviq, nga hapësira e Jugosllavisë deri më 1970 janë shpërngulur 450 mijë shqiptarë bashkë me një numër të vogël turqish. Burim i këtij krimi janë marrëveshjet me Turqinë më 1938 dhe 1953.

Edhe vet Millosheviqi mendonte që serbët e përndjekur nga Kroacia t’i vendoste kolonë në Kosovë, e shqiptarët të shpërnguleshin në mënyrë masive. Por, ky mision fatmirësisht dështoi, siç dështuan eksperimentet e mëparshme si gjysmë krahinë apo si territor i copëtuar në tri banovina.

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori