LAJMI I FUNDIT:

Po raportonte live për dëmet e stuhisë, vetura e bën “qull” gazetarin kolumbian (Video)

Po raportonte live për dëmet e stuhisë, vetura e bën “qull” gazetarin kolumbian (Video)

Ky është momenti kur një gazetar derisa po raportonte live në rrugë, një veturë që kalon pranë tij e bën “qull”.

Efrain Arce po raportonte live për televizionin kolumbian RCN në Bogota, kur befasisht i erdhi nga pas një veturë dhe e bëri të tërin ujë, transmeton Telegrafi.


Gazetari kolumbian po raportonte për dëmet e shkaktuar nga stuhia që kishte goditur këtë vend, kur për ironi vetura kalon me shpejtësi të madhe dhe të tërin e bën qull.

“Është pothuajse e pamundur që çiklistët të kalojnë e të mos bëhen ujë”, dëgjohej duke thënë gazetari pak sekonda para se të bëhej vetë i tëri ujë. /Telegrafi/