LAJMI I FUNDIT:

A po përsëritet skenari finlandez edhe në Estoni, Talini ka gjithnjë e më shumë frikë nga një valë e emigrantëve nga Rusia

A po përsëritet skenari finlandez edhe në Estoni, Talini ka gjithnjë e më shumë frikë nga një valë e emigrantëve nga Rusia

Pasi Finlanda mbylli plotësisht kufirin me Rusinë për shkak të krizës në rritje të emigrantëve, një lëvizje të ngjashme u njoftua nga Estonia, e cila në një farë mënyre u bë një pikë qendrore e migrimit.

Ditët e kaluara, në tre pikat kufitare lindore në Estoni u shpërndanë fletëpalosje, duke paralajmëruar për vështirësi të mundshme në kthim, si dhe duke vënë në dukje se Estonia mund të mbyllë kufirin me Rusinë nëse është e nevojshme, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar zotërinj, ju lutemi vini re se nëse Estonia duhet të mbyllë kufirin e saj për shkak të presionit të emigrantëve, ju nuk do të mund të ktheheni më në Estoni nëpërmjet këtij kalimi”, thuhet në njoftim.


Për shkak të përshkallëzimit të krizës, autoritetet estoneze u kanë bërë thirrje qytetarëve që në përgjithësi të shmangin shkuarjen në Rusi.

“Ky është një shtet agresor dhe nëse Rusia do të nisë një sulm me emigrantë ndaj Rusisë, ne jemi gati, si Finlanda, të mbyllim të gjitha pikat e kalimit për sigurinë tonë”, tha shefi i rojeve kufitare estoneze Veiko Kommusaar për Helsingin Sanomat.

Ndryshe, më 17 nëntor Finlanda mbylli të gjitha pikat kufitare në juglindje të kufirit me Rusinë dhe më 30 nëntor vendosën për një lëvizje më radikale dhe mbyllën plotësisht kufirin tokësor me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori