LAJMI I FUNDIT:

Po ngjitej shkallëve të metrosë në Boston, kalimtarja e rastit shpëton për një ‘fije floku’ – copëza e betonit bie pak centimetra larg saj

Po ngjitej shkallëve të metrosë në Boston, kalimtarja e rastit shpëton për një ‘fije floku’ – copëza e betonit bie pak centimetra larg saj

Një video e kapur nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur një copëz e betonit bie nga tavani i stacionit të metrosë në SHBA, pikërisht para këmbëve të një kalimtare rasti.

Vajza për një “fije floku” i shpëton më të keqes, kurse ky moment u shpërnda në të gjitha platformat e rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për metronë e Bostonit, ku një kalimtare derisa po bëhej gati të ngjitej shkallëve, pak centimetra larg saj bie një copë betoni nga tavani.

Për fat të mirë atë as që e prek as edhe një copë dhe shpëton shëndoshë e mirë, por kjo gjë që i ndodhi e habiti shumë kalimtaren.

E sipas drejtorit të stacioneve të metrosë në Boston, Jeff Goneville, rënia e copëzës së betonit ndodhi nga presioni i madh derisa lëviznin trenat në ato momente.

Madje sipas tij nuk bëhet fjalë për beton, por një material shumë më të lehtë që shërben për dekorimin e hapësirave. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by CNN (@cnn)