Kamerat e rrugës kanë filmuar një aksident të tmerrshëm, sesi një automjet përplas një 6 vjeçar.

Vogëlushi ka “fluturuar” si një kukull lecke teksa ka qenë duke kaluar rrugën në një moment aspak të përshtatshëm.


Siç thuhet më tej, përcjell tvklan.al, 6-vjeçari u përplas nga një makinë e tipit Ford Focus.

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në Angli.

Vogëlushi ka qenë me prindërit e tij, por në një moment ai është shkëputur nga ata dhe ka vrapuar të kalojë rrugën pa shikuar për automjetet.