LAJMI I FUNDIT:

Po ecte me shpejtësi 250 km/h në autostradë, shoferi madje kishte patentë shoferin me afat të skaduar (Foto)

Po ecte me shpejtësi 250 km/h në autostradë, shoferi madje kishte patentë shoferin me afat të skaduar (Foto)

Policia e Kroacisë kanë regjistruar të martën rreth orës 14:00 në autostradën A1, një veturë e cila kishte kaluar të gjithë kufijtë e shpejtësisë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një veturë të tipit BMW, e cila ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 250 km/h.


Dhe siç thuhet më tej, vetura me tabela të Gjermanisë, përveçse është regjistruar, po ashtu edhe është kapur.

“Përveç shpejtësisë së madhe, shoferi kishte patentë shoferi me afat të skaduar”, kanë shkruar autoritetet në rrjetet sociale. /Telegrafi/