Pamjet dramatike tregojnë një peng të dënuar i cili me sa duket godet me kokë pjesëtarin e ISIS-it nga i cili ishte kidnapuar dhe po tentonte ta ekzekutonte atë dhe dy të tjerë.
Videoja, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, besohet të jetë bërë në Afganistan e cila tregon tre burra me duart e tyre të lidhura pas shpine, të urdhëruar që të bien në gjunjë nga një burrë i cili kishte në duar një mitraloz.
Por sekonda para se të ekzekutohen, njëri nga pengjet shkon disa hapa mbrapa dhe duket se e godet me kokë njërin prej ekstremistëve.
Videoja pastaj tregon momentin kur pengu ia kap armën ekstremistit dhe pastaj hap zjarr ndaj ekstremistit tjetër, përcjell Telegrafi.
Gjithsesi, kamera që po regjistronte kishte rënë në tokë dhe nuk dihet nëse i burgosuri apo ndonjë nga pengjet e tjerë ishin në gjendje për të shpëtuar.
Veç kësaj, kanë lindur edhe dyshime rreth vlefshmërisë së videos – nëse mund të jetë e montuar.
Rojet në video besohet të jenë duke folur Pashtun, një gjuhë e përdorur në Afganistan, përcjell Telegrafi.
Afganistani ka parë luftimet mes forcave qeveritare dhe militantëve islamikë – kryesisht kryengritësit talebanë, por edhe luftëtarë të ISIS – luftime që kanë arritur nivele rekord këtë vit pas tërheqjes së trupave luftarake amerikane të udhëhequra nga SHBA-të në vitin 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Imazhe të cilat tregojnë dëmet brenda aeroplanit që u godit nga turbulencat gjatë fluturimit Londër-Singapor
Pentagoni kërkon të rrisë kapacitetet e mbrojtjes ajrore në Gjirin Persik, ndërsa kërcënimet nga Irani rriten
Forcat izraelite depërtojnë thellë në Rafah
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251