LAJMI I FUNDIT:

A po barazohet dollari kundrejt euros?

A po barazohet dollari kundrejt euros?

Edhe pse fitorja e Donald Trump ka zgjuar divergjencat tregtare, ka më shumë gjasa se euro do të zhvlerësohet deri në atë nivel sa të barazohet me dollarin, raporton “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.

Një nga parashikimet e “Goldman Sachs Group Inc” për vitin 2017 vjen në përfundimin se mund të vijë deri te barazimi në vlerën e dy monedhave gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Kështu besojnë ekspertët e “Societe Generale SA”.


Ndërsa forcimi i dollarit ka nxitur shpresat për stimuj fiskal që nxisin rritjen e shpejtë dhe në rritje të normave të interesit, që ka qenë tema kryesore në tregjet valutore.

“Kërcënimi i ndarjes dhe rreziku politik i Evropës” do të çojë në një zhvillim të tillë sa euro do të vijë në nivelin e dollarit për herë të parë që nga viti 2002, sipas analistit Kenneth Brooks.

Ekziston një rrezik real që lideri francez nacionalist Marine Le Pen të fitojë në rundin e parë, e cila do të ndikojë në tregjet valutore. /Telegrafi/