LAJMI I FUNDIT:

Plisat vazhdojnë grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë: Deri më tani kanë dërguar katër mauna me ndihma për të prekurit nga tërmeti

Plisat vazhdojnë grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë: Deri më tani kanë dërguar katër mauna me ndihma për të prekurit nga tërmeti

Në kuadër të ndihmave që po dërgohen në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, kanë qenë aktiv edhe grupi i tifozëve nga kryeqyteti i Kosovës, Plisat.

Ata që nga dita e djeshme janë duke grumbulluar gjësende të ndryshme në qendër të Prishtinës, e të cilat po dërgohen kohë pas kohe në Shqipëri.


Njëri nga drejtuesit e Plisave, Besnik Mujeci ka thënë për Telegrafin se ata kanë vendosur të solidarizohen sipas tij, me bashkëkombësit në këto momente të vështira.

Ai ka thënë se i bën thirrje të gjithëve që të mos i ndërprenë ndihmat në drejtim të atyre që janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi.

“Një solidarizim i jashtëzakonshëm. Një falënderim shkon për të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ndihmë të madhe që po e bëjnë. Përndryshe, e kemi për obligim dhe borxh me ju ndihmu. Kjo është gjëja më e vogël që mund ta bëjmë për ta. Ndihma e qytetarëve po na bën mu ndi mirë dhe krenar. Ju bëjë apel mos u ndalni deri në fund, sepse e kemi obligim me ju ndihmu. Hapat e parë janë ndihma me gjëra elementare, por qëllimi është edhe me ua rindërtua edhe ato banesat që janë rrënuar”, ka shtuar Mujeci.

Sipas tij, kjo është mauna e katërt që do ta dërgojnë grupi i tifozëve Plisat drejt Shqipërisë.

Ndryshe, në orët e para të së martës në zonën e Durrësit, ka ndodhur një tërmet, i cili për pasojë ka lënë të vdekur deri me tani 31 persona, mbi 650 të lënduar, si dhe 16 persona të zhdukur.

Solidarizimi i shqiptarëve të Kosovës me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore,  ka qenë jashtëzakonisht i madh, duke i mobilizuar prej institucioneve e deri te qytetari i thjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori