LAJMI I FUNDIT:

PLD: Sjellja e Gruevskit ndaj kryeministrit Dimitriev është zhgënjyese

PLD: Sjellja e Gruevskit ndaj kryeministrit Dimitriev është zhgënjyese

Partia Liberale-Demokratike (PLD) sot ka shprehur keqardhje për viktimat e përmbytjeve në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizatat komunale të Shkupit dhe anëtarët e PLD-së, siç njofton Partia, janë përfshirë në mënyrë aktive në të gjitha aksionet qytetare për ndihmë të banorëve të kapluar nga vërshimet.


Njëkohësisht, PLD-ja shpreh dëshpërim nga, siç theksoi, marrëdhënia e kryetarit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski ndaj institucioneve të formuara në pajtim me Kushtetutën dhe ka vërejtje ndaj vizitës së tij në rajonet e prekura si lider partiak.

PLD-ja kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga drejtori i DPHM Oliver Romevski pasi ka anashkaluar paralajmërimin e qytetarëve për mundësinë nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, si dhe nga drejtri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu për menaxhim jo adekuat dhe të papërgatitur me vërshimet.

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/

Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)