LAJMI I FUNDIT:

PLD: Sa më shpejt të formohet Qeveria e udhëhequr nga koalicioni opozitar

PLD: Sa më shpejt të formohet Qeveria e udhëhequr nga koalicioni opozitar

Delagacioni i Partisë Liberal Demokrate (PLD) i udhëhequr nga kryetari Goran Milevski, mbrëmë realizoi takim me këshilltarin e parë për çështje politike pranë misionit të OSBE-së Simonier Guerrini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PLD informuan se në takim është biseduar për çështjet politike si dhe krizën në vend. Ndërsa kryetari Milevski e ka përsëritur qëndrimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë e udhëhequr nga koalicioni opozitar, me qëllim të zbatimit të reformave dhe normalizimin e gjendjes dhe jetës në Maqedoni./Telegrafi/