Planet e Milanit për transferimet e verës janë të ndërlikuara, por jo të pamundura

Milani dëshiron që të transferojë sa më parë Fikayo Tomorin nga Chelsea.
Mbrojtësi anglez ishte në huazim te Rossonerët nga blutë deri në fund të këtij edicioni.
Forma e tij e ka bindur klubin italian që t’i marrë përfundimisht shërbimet e tij nga skuadra londineze.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Djajtë po ofrojnë 28 milionë euro për transferimin e Tomorit nga Chelsea, e që kjo shumë është e mjaftueshme për të realizuar marrëveshjen.
Një tjetër transferim që Milani dëshiron ta realizojë në këtë verë është edhe ai i Diogo Dalotit, që po ashtu ishte në huazim nga Manchester United, mirëpo është një operacion paksa më i vështirë.
Akordi tjetër do jetë edhe me Real Madridin për Brahim Diaz, që po ashtu ka bindur drejtuesit e klubit me cilësitë që ka shfaqur.
Në anën tjetër, klubi nga Milano po tenton të bind edhe Gianluigi Donnarumman e Hakan Calhanoglun që t’i rinovojnë kontratat sa më parë. /Telegrafi/




















































