Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, paralajmëron se ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës dhe kërkon nga institucionet e vendit të reagojnë më shpejt. Ndërsa, për demarkacionin e kufirit ai fton opozitën që të diskutojnë secilën mundësi, për të mos lënë probleme mbrapa. Haliti pranon që për kufirin edhe një herë të bisedohet.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se po bëhen plane ogurzeza në veriun e Kosovës për spastrimin etnik dhe iu rekomandon institucioneve qeveritare që të veprojnë shpejt derisa nuk është bërë vonë.
Ai thotë se duhet intervenim i shpejtë “për t’ua djegë letrat në dorë”, sepse dikur bëhet shumë vonë.
“Unë jam shumë i bindur që ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës. S’po them më shumë, por ka plane që duhet t’u digjeshin në dorë atyre që i kanë bërë, por që t’u digjen planet në dorë duhen argumente, duhen të dhënat dhe duhet veprim”, tha Haliti në intervistën dhënë “Zërit”.
Haliti që është njëri nga themeluesit e UÇK-së, thotë se ndërtimi i “Luginës së Diellit” është parashikuar me Pakon e Ahtisarit, ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sipas tij, ka shumë paqartësi. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251