LAJMI I FUNDIT:

Plaku godet për vdekje kosovaren me veturë

Plaku godet për vdekje kosovaren me veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Vevey VD, pasi që një plak 78-vjeçar e ka shkelur Imzela M. me veturë teksa ajo po kalonte në vijat e këmbësorëve.

Ngjarja kishte ndodhur të dielën rreth orës 07.30, kur një pensionist 78-vjeçar e godet për vdekje Imselën në vijat e këmbësorëve.


Nga goditja e fortë, ajo u përplas në pjesën e djathtë të rrugës dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, vetëm 50 metra në një ndërtese ku banonte me familjen.

Prindërit e Imseles ishin në rrugë për në Kosovë.

“Kur morën lajmin e kobshëm, ata menjëherë erdhën të hënën në mbrëmje përsëri në Zvicër”, thotë një mik i Imzela“, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch

Imzela ka punuar në një farmaci në Lozanë dhe që nga e enjtja kishte përfunduar shkollimin si asistente e farmacisë.

Se si erdhi deri te aksidenti tragjik po heton policia.

Plakut i është konfiskuar patent shoferi derisa kishte thënë se i ka penguar diell.

Në vendin e aksidentit tragjik janë vendosur lule e qirinj, në përkujtim të kosovares së re. përcjell albinfo.ch.

Varrimi i Imselës do të bëhet sot në Kosovë.