LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet posta në periferi të Shkupit

Plaçkitet posta në periferi të Shkupit
Foto: Ilustrim

Dy persona të panjohur të maskuar me kanosje me pistoletë dhe me thikë kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve në postën në fshatin Kuçevishtë, me ç’rast kanë marrë rreth 86 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MPB-ja, dje rreth orës 13:00, M.K. ka denoncuar se në postë është realizuar plaçkitje ndaj të punësuarve dhe pasi e kanë kryer plaçkitjen ata kanë ikur në drejtim të panjohur.


Policia ndërmori masa për gjetje të kryerësve dhe për pastrim të plotë të rastit./Telegrafi/