LAJMI I FUNDIT:

Pjesët munguese të mozaikut të “Vajzës rome”, do të kthehen në Turqi

Pjesët munguese të mozaikut të “Vajzës rome”, do të kthehen në Turqi

Pjesët e mozaikut të qytetit romak Zeugma në Turqinë juglindore, që shfaqeshin në Universitetin Shtetëror “Bowling Green” në Ohio të SHBA-ve, u janë dorëzuar zyrtarëve turq, për t’u kthyer ato në Muzeun e Mozaikëve të Zeugmas.

Mozaiku i një vajze të re me sy të mprehtë u zbulua në fillim të viteve 1960, gjatë gërmimeve në Zeugma. Në vitin 1965, universiteti amerikan pagoi 35 mijë dollarë për të blerë mozaikët dhe 47 vjet më vonë Turqia u përpoq t’i kthejë ato, por universiteti kërkonte 260 mijë dollarë. Ministria e Jashtme hodhi poshtë ofertën duke e cilësuar si joetike, por pas negociatave që zgjatën pesë vite e gjysmë, më 15 maj u firmos protokolli për kthimin e tyre.


Sipas Ministrisë së Kulturës të Turqisë, më shumë se 4,300 vepra arti antike të janë kthyer në Turqi që nga viti 2003. /AA/