LAJMI I FUNDIT:

Pixel 4 me 5G do të vijë javën e ardhshme

Pixel 4 me 5G do të vijë javën e ardhshme

Sipas një raporti të fundit, Google mund të kaloj Apple kur bëhet fjalë për telefonat inteligjentë 5G. 


Ndërsa një iPhone 5G pritet vetëm rreth një vit më vonë nga tani, raporti sugjeron që Google do të zbulojë një telefon 5G qysh në javën e ardhshme. Kjo do të thotë që një 5G Pixel 4, ose Pixel 4 XL është në lojë. 

Këto do të jenë, sipas raportit, edicione speciale 5G të pajisjeve.

Raporti përmend vërtet dy telefona të ri 4G Pixel, përveç variantit 5G të përmendur më lart, kështu që ne kemi të ngjarë të shohim edicione speciale të cilat do të jenë në dispozicion në tregjet e kufizuara, ku 5G është duke funksionuar.

Dy telefonat inteligjentë [Pixel 4] tashmë po hyjnë në prodhimin masiv dhe do të jenë gati për t’u dërguar pas lansimit të produkteve të reja të Google javën e ardhshme. 

Google po punon gjithashtu në një version me teknologjinë 5G, i cili është në testim të prodhimit – pohojnë burime të Nikkei.

Raporti përmend gjithashtu se telefoni 5G Pixel po prodhohet në Kinë, por pajisjet e destinuara për tregun e Sh.B.A do të prodhohen jashtë Kinës, në mënyrë që të shmangen tarifat. 

5G Pixel 4 do të punoj nën procesorin Snapdragon 855, me gjasë me modemin 5G të Qualcomm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori