Pishina transparente 25 metra shtrihet në katin e 10-të midis dy blloqeve të banesave në Nine Elms, Vauxhall në jug-perëndim të Londrës, poshtë rrugës së Ambasadës Amerikane.

Duke u mburrur me pamje mahnitëse drejt London Eyes dhe Parlamentit, pishina mbi banesat e Kopshteve të Ambasadës është vlerësuar si vendi më ekskluziv për të bërë një zhytje në Britani.

Blue Abyss, pishina më e thellë në botë po ndërtohet në Britani të Madhe - kostoja e saj kap vlerën e 150 milionë funteve Blue Abyss, pishina më e thellë në botë po ndërtohet në Britani të Madhe - kostoja e saj kap vlerën e 150 milionë funteve

E para e këtij lloji dhe plotësisht transparente, vetëm banorët dhe mysafirët e banesave të Kopshteve të Ambasadës që ndodhet në majë të tyre kanë të drejtë hyrje në pishinën 25 metra të gjatë, 5 metra të gjerë dhe 3 metra të thellë, raporton dailymail.

Pishina e parë qiellore në botë u hap më 19 maj dhe notarët u panë duke u zhytur në pishinë në ditën më të nxehtë të vitit deri më tani në Britani të Madhe.

Ndryshe, një apartament me dy dhoma gjumi në Ambasadë kushton më shumë se 1.12 milion euro gjersa suita e apartamentit nën çati do t’u kushtojë blerësve 5.8 milionë euro. /Telegrafi/